Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Theu masën e sigurisë 'Arrest në shtëpi', arrestohet në flagrancë 53-vjeçari

Theu masën e sigurisë 'Arrest në shtëpi', arrestohet në flagrancë 53-vjeçari

11:37, 01/12/2023
A+ Aa A-

Një 53-vjeçar me inicialet N.Ç., është arrestuar në Dibër pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Kjo masë atij i ishte dhënë për shkak të drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin N.Ç.,  53 vjeç, banues në Dibër, pasi kishte dalë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila i kishte caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt””,-thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco