Plagosje me thikë në Durrës, 60-vjeçari në gjendje të rëndë

Plagosje me thikë në Durrës, 60-vjeçari në gjendje të rëndë

11:48, 27/11/2023
A+ Aa A-

Një 54 vjeçar është arrestuar pasi plagosi me thikë një 60 vjeçar në Durrës. I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spital. 

Njoftimi i policisë Durrës:

Durrës

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, 54-vjeçari.

Në lagjen nr. 14, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Ç, 54 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. D., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqerimin në Komisariat të shtetasit E. Ç., për veprime të mëtejshme.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco