Muharremaj pas grabitjes së armatosur në Suharekë: Apeloj nga të gjithë ta ruajnë qetësinë

Muharremaj pas grabitjes së armatosur në Suharekë: Apeloj nga të gjithë ta ruajnë qetësinë

17:18, 22/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar pas grabitjes së armatosur në një argjendari në Suharekë, me ç’rast një polic mbeti i plagosur

Muharremaj shkroi se ka biseduar me Komandantin e Policisë për këtë rast dhe është njoftuar se  po punohet në zbardhjen e rastit, transmeton lajmi.net.

“Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar. Uroj që ky rast të mos përseritet kurrë në të ardhmen”, ka shkruar ai në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco