EMRAT/ Drogë afër shkollave, Vocaj: 20 të arrestuar me doza kokaine, heroine dhe kanabisi

EMRAT/ Drogë afër shkollave, Vocaj: 20 të arrestuar me doza kokaine, heroine dhe kanabisi

09:20, 02/05/2024
A+ Aa A-

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka dhënë hollësira nga operacioni antidrogë që u zhvillua në kryeqytet ku u lëshuan 35 urdhërarreste. Vocaj dha emrat e të arrestuarëve në operacionin e koduar “Tempulli 3” në kuadër të të cilit u godit një grup që shpërndante lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës, afër shkollave, si dhe në lokale nate.

"Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, - tha Vocaj, -  për të garantuar një mjedis sa më të sigurtë për nxënësit dhe për të parandaluar fenomenet negative në vijimësi, ka zhvilluar kontrolle dhe operacione për të goditur elementët apo grupe kriminale që tentojnë të zhvillojnë veprimtarinë kriminale duke bërë pjesë të rinjtë. 

Pas një hetimi katërmujor, me metoda speciale të Hetimit nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të 35 shtetasve.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua faza e tretë e operacionit “Tempulli”, në kuadër të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 20 persona, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shtetas të cilët janë të arrestuar më parë gjatë operacioneve, si dhe vijon puna për kapjen e 10 shtetasve të tjerë.

Gjatë operacionit u arrestuan 20 shtetas ndaj të cilevë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, konkretisht:

R. R., 27 vjeç, banues në Tiranë,
E.B., 30 vjeç, banues në Tiranë,
A.Z., 31 vjeç, banues në Tiranë,
A. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë,
K. N., 27 vjeç, banues në Tiranë,
A. J., 26 vjeç, banues në Tiranë,
F. Ç., 46 vjeç, banues në Tiranë,
I.Z., 29 vjeç, banues në Tiranë,
F. M., 20 vjeç, banues në Tiranë,
E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë,
A.B., 19 vjeç, banues në Tiranë,
E. M., 28 vjeç, banues në Thumanë, Krujë,
H.F., 20 vjeç, banues në Tiranë,
A. B., 36 vjeç, banues në Tiranë,
M. K., 19 vjeç, banues në Tiranë,
A.D., 19 vjeç, banues në Tiranë,
K. L., 20 vjeç, banues në Tiranë,
A. M., 29 vjeç, banues në Tiranë,
G. A., 24 vjeç, banues në Tiranë,
F. L., banues në Fier, Roskovec

Gjithashtu janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 5 shtetas të arrestuar më parë gjatë këtij procedimi, konkretisht shtetasit:

E. G., 37 vjeç, E. S., 28 vjeç, I. B., 20 vjeç, Sh. O., 26 vjeç, të katërt banues në Tiranë, dhe F. Ç., 34 vjeç, banues në Memaliaj.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroinë; 100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis; 27 telefona celular të markave të ndryshme; 5 automjete të markave të ndryshme.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshe të Tiranës. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë."

Syri.net zbuloi emrat e të arrestuarve që janë:

Rei Ramushi
Emiljano Birja
Aljbjo Shkira
Kevin Nazari
Amarildo Jashari
Florian Cepa
Ibez Zebi
Florian Miha
Erol Bardhoshi
Andrin Bajraktari
Emiliano Maksutaj
Hamza Firi
Albi Bulku 
Mariglen Kola 
Armando Disha 
Klodjan Lena 
Altmir Mustafara 
Gentjan Agaj
Flori Lime

Më herët janë arrestuar Envis Gorellari, Fatjon Çiçi, Enea Sulejmani, Igli Begaj, Shkelqim Ostreni.  Në kërkim janë Dorin Drizi dhe Man Molla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco