Lajmi i fundit

Vrau policin në Fier/ Vetëdorëzohet Azgan Mërnica

E rëndë në Tiranë/ 26-vjeçarja hidhet nga kati i 5-stë, përfundon në spital

E rëndë në Tiranë/ 26-vjeçarja hidhet nga kati i 5-stë, përfundon në spital

22:29, 01/05/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth një orë më parë në Tiranë, ku një 26-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banon në rrugën “Selaudin Bekteshi”.

Sipas informacionit të policisë, 26-vjeçarja me iniciale E. A. është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 01.05.2024, rreth orës 21:25, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banon, shtetasja E. A., 26 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të familjarëve të saj, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

26-vjeçarja është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco