KAFE SHQETO/ Kthimi i të burgosurve, Nikolla zbardh detaje nga marrëveshja skandaloze e Ramës me Britaninë

09:08, 22/11/2023
A+ Aa A-

Daniel Nikolla, përfaqësues i Diasporës për Shqipërinë e Lirë, i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV, foli dhe për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe për transferimin e të burgosurve shqiptarë, të cilët do të kryejnë pjesën e dënimit të mbetur në Shqipëri.

Nikolla u shpreh se në fillim në marrëveshje shkruhej se transferimi i të burgosurve nga Britania e Madhe ishte me dëshirë, por më pas ajo u bë me detyrim për shkak të ‘bujarisë’ së shtetit shqiptar.

Nikolla: Marrëveshja është në fazat e implementimit. Ka shumë shqiptarë që po përgatiten. Me sa di unë çarterat vijnë çdo javë në Shqipëri me refugjatë, por edhe me persona të cilët janë të dënuar dhe eventualisht do të vijnë në Shqipëri.

Për disa prej tyre mund të kenë procedura dhe më të gjata, sepse ka dhe çështje të komplikuara dhe sigurisht sfida nga avokatët e tyre në Britani.

Por nëse kujtojmë, kjo marrëveshje në fillim ishte diskutuar apo vendosur në baza vullnetare, pra një person që kërkon të kthehet në Shqipëri ta bëjë dënimin e mbetur në Shqipëri, do lejohet, kurse me kalimin e kohës qeveria e ndryshoi këtë marrëveshje dhe u bë dhe e detyruar.

Pra, mund të ishin 10,15, 500 që do të ishin vullnetarë dhe Britania sigurisht me të drejtë synon që t'i largojë nga sistemi i tyre dhe qeveria jonë shumë 'bujare' tha: OK, mund ta bëni dhe me detyrim, nuk ka problem fare, duke mos u ofruar këtyre njerëzve një mundësi apelimi, një mundësi sfide, duke ua lënë komplet atyre dhe avokatëve të tyre këto beteja ligjore që në fakt janë dhe shumë të shtrenjta dhe për një person që është i dënuar është shumë e vështirë për ta përballuar financiarisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco