Vuante nga depresioni i vendos zjarrin banesës në Mashkullorë

Vuante nga depresioni i vendos zjarrin banesës në Mashkullorë

09:00, 22/11/2023
A+ Aa A-

Një banor i fshatit Mashkullorë, Gjirokastër në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike i ka vendosur zjarrin shtëpisë së tij.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 01.00, duke u gdhirë dita e mërkurë.

Ai jetonte i vetëm në banesë. Fatmirësisht dëmet janë vetëm materiale dhe burri nuk ka pësuar lëndime.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e Gjirokastrës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco