Me “jetesë të nivelit të lartë”, si u zbulua i riu shqiptar në përfshirjen e shitjes së drogës. Në banesë iu gjet kokainë dhe 40 mijë euro

Me “jetesë të nivelit të lartë”, si u zbulua i riu shqiptar në përfshirjen e shitjes së drogës. Në banesë iu gjet kokainë dhe 40 mijë euro

09:10, 19/11/2023
A+ Aa A-

Mbi 200 gramë kokainë dhe 40 mijë euro cash u sekuestruan nga Policia e Shtetit pas kontrollit brenda një shtëpie në lagjen Valmaura të Triestes. Ajo që i vuri në dyshim efektivët ishte niveli i jetesës së 22-vjeçarit shqiptar pa leje qëndrimi, dukshëm më i lartë se aktiviteti i tij i punës.

Kështu, aktiviteti i kontrollit ka çuar në zbulimin e parave brenda një qese parash, ndërsa në pjesë të tjera të banesës u gjetën një copë kokainë rreth 212 gramë, 8 paketime të vogla të së njëjtës lëndë, 4 tableta ekstazi, 2 peshore elektronike dhe celular.

Gjatë kontrollit në makinën e të riut u gjetën edhe 200 euro të tjera cash. Më pas shqiptari u arrestua për posedim me qëllim shpërndarje droge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco