Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

E mitura në reanimacion nga djegiet me cigare, policia: E ka bërë aksidentalisht vëllai 9 vjeç

E mitura në reanimacion nga djegiet me cigare, policia: E ka bërë aksidentalisht vëllai 9 vjeç

19:14, 16/11/2023
A+ Aa A-

Policia ka dhënë versionin zyrtar paraprak në lidhje me ngjarjen e rëndë të raportuar nga SYRI, gjatë pasdites së sotme, ku një vajzë 2 vjeçe është në reanimacionin e pediatrisë pasi ka plagë djegie me cigare.

Në njoftimin e mbrëmjes, Policia e Tiranës thotë se vajza e mitur është djegur aksidentalisht nga vëllai i saj, veç 9 vjeç, i cili po luante me një bisht cigareje.

‘Ditën e djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin ‘Nënë Tereza’, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2 vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale’, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Më herët, SYRI raportoi për ngjarjen e rëndë, që ishte mbajtur e fshehtë nga policia, Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco