Në gjendje të dehur, humbi kontrollin e automjetit dhe u aksidentua, AMP i vendos prangat inspektori të policisë në Sarandë

Në gjendje të dehur, humbi kontrollin e automjetit dhe u aksidentua, AMP i vendos prangat inspektori të policisë në Sarandë

15:18, 16/11/2023
A+ Aa A-

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vijuar zbatimin e Planit të Monitorimit, me qëllim mbikëqyrjen e veprimtarisë së subjekteve të AMP në drejtim të performancës dhe sjelljes së punonjësve të Policisë në komunitet, si dhe respektimit të normave dhe rregullave të etikës

Në datë 15 nëntor, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka kryer arrestimin në flagrancë të punonjësit të Policisë Inspektor, me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Borsh.

Ditën e djeshme, rreth orës 18:00 në qytetin e Sarandës, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar.

Pas kryerjes së testit të alkolit, ai rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.1 mg/l.

Nga aksidenti nuk ka patur persona të dëmtuar.

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprën penale “Drejtim i automjetit në menyrë të parregullt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco