Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Shqiptari tenton ti vejë flakën godinës së prokurorisë në Itali

Shqiptari tenton ti vejë flakën godinës së prokurorisë në Itali

20:35, 15/11/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur një burrë tentoi t'i vërë flakën hyrjes së Prokurorisë së Monzës, në via Solera.

Bëhet fjalë për një shqiptar 60 vjeç, i cili ka derdhur disa litra lëng të ndezshëm në derën e ndërtesës dhe ka tentuar të ndezë një shkrepëse.

Por shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u bllokuar dhe arrestua menjëherë nga policia, e cila ka ndërhyrë.

Arsyet e ngjarjes mbeten ende për t'u sqaruar, por sipas disa burimeve shqiptari ka vepruar si hakmarrje ndaj organeve të drejtësisë, e cila do ta kishte përfshirë në një çështje ligjore.

Burri, në fakt, duket se ka precedentë penalë për krime kundër pronës dhe njerëzve.

Ai aktualisht është i ndaluar në stacionin policor në pritje të marrjes në pyetje nga prokurori publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco