Jo vetëm bukuri, por edhe rrezik nga kanioni i Langaricës, 46 turistë të bllokuar për 1 muaj

Jo vetëm bukuri, por edhe rrezik nga kanioni i Langaricës, 46 turistë të bllokuar për 1 muaj

17:14, 15/11/2023
A+ Aa A-

 Shirat intensivë të kësaj vjeshte, në disa raste kanë shkaktuar bllokimin e turistëve, kryesisht të huaj, të cilët vizitojnë kanionin e lumit Langaricë, në zonën e Përmetit.

Vetëm në dy raste të tilla policia lokale në bashkëpunim me strukturat e emergjencave ka ndërhyrë për evakuimin e 46 turistëve të huaj që janë rrezikuar nga rritja e nivelit të lumit në kanionet e Langaricës.

“Kemi pasur 6 raste  ku është dhënë ndihma së bashku me emergjencat civile nga ana e Komisariatit të Policisë Përmet  në bashkëpunim edhe me zjarrfikësit, ku dy rastet e fundit janë në kanionet e Langaricës dhe në banjat e Bënjës, problematikë ngelet kanioni i Langaricës  sidomos tani që është edhe stina e vjeshtës pasi prurjet e shumta nga reshjet rritin nivelin e ujit dhe bëhet shumë i rrezikshëm për këta turistë.”,  – u shpreh drejtuesi i Komisariatit të Policisë Përmet, Bledar Metaj.

Apeli i uniformave blu të Përmetit i bashkohet sensibilizimit të vazhdueshëm të udhërrëfyesve turistikë lokale që turistët, të cilët vizitojnë kanionet e Langaricës të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, veçanërisht në ditët me mot të keq.

“Një apel që do të bëja unë është në rastet që  këta turistë frekuentojnë  kanionin e Langaricës duhet të na njoftojnë sepse ne në bashkëpunim  edhe me Ministrinë e Turizmit edhe me entin pronar, Bashkinë Përmet, kemi plotësuar me sinjalistikën përkatëse në të dyja gjuhët shqip dhe anglisht për turistët por ata nuk i marrin parasysh  dhe futen pa marrë parasysh rrezikshmëritë që ka ky kanion, i bëj thirrje edhe guidave turistike që të ketë bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet  për të neutralizuar këto  problematika,” – tha Metaj.

Tashmë zona e Përmetit është kthyer në një qendër të rëndësishme përsa i përket zhvillimit të turizmit ndërsa përgjatë këtij viti është vizituar nga rreth 100 mijë turistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco