I riu nga Librazhdi tentoi vetëvrasjen në qendrën e dëbimeve Brook House

I riu nga Librazhdi tentoi vetëvrasjen në qendrën e dëbimeve Brook House

22:23, 13/11/2023
A+ Aa A-

Një emigrant shqiptar në Angli është duke luftuar me jetën, pas një tentative vetëvrasjeje në qendrën e mbajtjes të azil kërkuesve Brook House pranë aeroportit Gatwick.

Bëhet fjalë për një 38-vjeçar me origjinë nga Librazhdi i cili kishte mbërritur në Angli një vit më parë me gomone.

Të afërmit thanë se ai është duke u mbajtur në jetë në spitalin ICU East Surrey, përmes aparaturave mjekësore, raporton TCH.

“Mjekët na kanë dhënë shumë pak shpresë pasi ka dëmtime të forta të tru nga tentativa vetëvrasjes”, tha nipi tij përmes telefonit nga Greqia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco