Rexhepi trafikoi 4 ton kokainë në Itali/ Zbulohet se si u arratis nga Ekuadori

Rexhepi trafikoi 4 ton kokainë në Itali/ Zbulohet se si u arratis nga Ekuadori

09:43, 13/11/2023
A+ Aa A-

Shqiptari i shumëkërkuar Dritan Rexhepi, i cili u arrestua në 8 nëntor në periferi të Stambollit, kishte arritur të largohej nga Ekuadori me pasaportë kolumbiane, falë një gabimi të sistemit të burgjeve.

Mediat italiane shkruajnë se personazhi i njohur si mjeshtri i arratisjeve, duhej të qëndronte brenda vendit me çip elektronik, pasi u lirua nga dënimi me 13 vjet burg për trafik droge.

Pas largimit të tij nga vendi, hetimet treguan se një person tjetër kishte firmosur në vend të tij sa herë kontrollohej në adresën e banimit, duke i mbyllur sytë policisë. Sa i përket akuzave në Itali, Rexhepi akuzohet për trafikimin e një ngarkese 4 ton kokainë dhe 5.5 milionë euro kesh në vitin 2020.

Gjatë këtij aksioni, drejtësia italiane arrestoi 20 bashkëpunëtorë të Rexhepit dhe shpalli në kërkim 11 të tjerë. Në telefonin e njërit prej korrierëve u gjetën mesazhet e shkëmbyera me Dritan Rexhepin, që kishte drejtuar trafikun e drogës nga burgu në Ekuador ku mbahej nga viti 2014.

Dritan Rexhepi u arrestua në 8 nëntor në një vilë në lagjen luksoze Beylikdüzü të Stambollit. Forcat policore turke shqyen derën e banesës ku brenda saj ishte fshehur Dritan Rexhepi, i cili më pas shfaqet i shtrirë për tokë dhe më pas i vihen prangat. Atij iu gjetën edhe pistoletë, euro dhe bizhuteri në një kasafortë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco