Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Zbardhet ekspertiza, zbulohet çfarë e shkaktoi vdekjen e të miturit pas ndërhyrjes në klinikën private

Zbardhet ekspertiza, zbulohet çfarë e shkaktoi vdekjen e të miturit pas ndërhyrjes në klinikën private

12:18, 11/11/2023
A+ Aa A-

Është zbardhur ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pasi shkoi të marrë shërbim në klinikën private dentare “Splendent” të Roland Xhaxhos dhe Ina Xhaxhos.

Sipas ekspertëve, shkak është bërë anestezia, e cila ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë.

Në ekspertizë thuhet: 

Në trupin e kufomës së shtetasit Brian Spahiu nga kqyrja e jashtme u konstatua një mbetje
plagë kirurgjikale në lëkurën e gjoksit, 'si edhe shenja shpimesh mjekësore me ekimoza përreth tyre në lëkurën e ballit, gjoksit, barkut dhe gjymtyrëve me karakteristikat e përshkuara në akt.

Nga kqyrja e brendshme dhe egzaminimi histopatologjik u konstatua edeme e shprehur e trurit, stazë dhe ekstravazat eritrocitar, ishemi akute miokardi, edeme intersticiale dhe ekstravazat eritrocitar me miokard die perikard.

Atelektaze e shprehur pulmonare, ekstravazat eritrocitar intersticial me elemnte mononukleare, me zona pneumoragjie intersticiale, edeme e mushkërive. Nekroze centrolobulare hepatike. Me ekstravazate eritrocitare, elemente dhe infiltrate mononukleare të shprehur në hapsirën porto-biliare, edeme intersticiumi. Infiltrim hemoragjik i cipave seroze. Prania e gjakut të lëngshëm dhe koagulave
në zgavrën e barkut.

2-Shenjat e shpimeve mjekësore me ekimoza perreth tyre, të vërejtura në trupin e shtetasit Brian Spahiu janë pasojë e manipulimeve mjeksore.

Mbetja e vjetër e plagës vërejtur në lëkurën e gjoksit është pasojë e ndërhyrjes kirurgjikale.

3-Shkaku i vdekjes së shtetasit Brian Spahiu ka qenë dhënia e lëndës anestetike që ka sjelle vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficiences multiorganore të parikthyeshme.

Ndërkohë, mjeku Xhaxho ka mohuar faktin se shkak i kësaj gjendje ka qenë mbidoza nga narkoza. Ai tha se djali doli zgjuar nga klinika, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet e familjarëve të viktimës. Sipas familjarëve, i mituri është ndjerë keq pasi ka dalë nga klinika dhe ka ndërruar jetë i shtuar në spital. Ata kanë akuzuar mjekun se i ka dhënë mbidozë narkoze djalit, duke i shkaktuar atij dhe vdekjen. Ngjarja në fjalë ka sjellë reagim të madh në opinionin publik, ndërkohë që rasti po hetohet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco