Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

VIDEO e arrestimit/ Daily Mail: Dritan Rexhepi mbushi Britaninë me kokainë

10:51, 11/11/2023
A+ Aa A-

Gazeta më e madhe britanike, Daily Mail, publikoi pamjet e arrestimit të Dritan Rexhepit nga policia turke.

Gazeta shkruan se Dritan Rexhepi u arrestua gjatë një operacioni dramatik, ndërkohë që emri i tij ishte në listën e Interpolit me kartelë të kuqe për trafik droge, vrasje dhe krime të tjera.

Baroni ndërkombëtar i krimit është lideri i të parit kartel shqiptar të kokainës, të quajtur Kompania Bello.

Sipas Daily Mail, ai ka qenë edhe në listën e personave më të kërkuar të policisë britanike për shkak të lidhjeve të ngushta me Anglinë.

Rexhepi trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës dhe ka qenë personazh i një dokumentari të Daily Mail, të quajtur ‘Narkosit shqiptarë’.

Zyrtarët turq thanë se Rexhepi, i njohur me nofkën ‘Mbreti i Kokainës’ kishte hyrë në vend përmes aeroportit të Stambollit dhe ishte regjistruar me emrin Benjamin Omar Perez Garcia.

Gjatë arrestimit, atij iu gjet edhe një revolver, ndërsa pamjet e ndalimit bënë xhiron e rrjetit.

Gazeta shkruan se sipas investigimit të saj, Rexhepi ka përmbytur me kokainë edhe rrugët e Anglisë. Ai njihej si një bos i pamëshirshëm i trafikut të drogës.

Sasitë e mëdha të kokainës që ai solli në Angli, bënë që droga të shpërndahej në vend më shpejt sesa porosia për një picë.

Rexhepi u lirua në mënyrë kontroverse nga burgu në Ekuador dy vjet më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco