Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Zvicër, policët tronditen: Një gjarpër mbi 2 metra në makinën e dy kosovarëve

Zvicër, policët tronditen: Një gjarpër mbi 2 metra në makinën e dy kosovarëve

08:31, 11/11/2023
A+ Aa A-

Gjatë një kontrolli të policisë zvicerane gjatë natës, patrulla e urgjencës ka mbetur të habitur. Në bagazhin e një makine kishte një piton tigër 2.5 metra të gjatë në një kuti polisteroli.

Skena e krimit në Oberwil: Një patrullë policie vëren një automjet të dyshimtë. Është mëngjesi i së enjtes, pak para orës 3 të natës, shkruan Zuger Zeitung.

Makina, e cila u pikas në kantonin Zug, u ndalua dhe u kontrolluan pasagjerët.

Sipas policisë së Zug-ut, në makinë ndodheshin katër persona: një kosovar 27-vjeçar, një kosovar 31-vjeçar, një francez 18-vjeçar dhe një zviceran 20-vjeçar.

Policia ka kontrolluar automjetin. Një sasi e vogël lënde narkotike u gjet dhe një kuti e madhe e mbyllur në bagazh.

Brenda: Një gjarpër i madh. Më saktësisht: një piton tigër që është afërsisht 2.5 metra i gjatë dhe peshonte rreth 15 kilogramë.

Gjarpri është mirë

Zvarraniku u ekzaminua më pas nga një ekspert gjarpërinjsh në zyrat e policisë së Zugut dhe u çua në vend të sigurt.

Sipas policisë së Zugut, të katër personat kanë bërë deklarata të ndryshme për origjinën e gjarprit. Megjithatë, duke qenë se zotërimi i tij kërkon leje dhe një leje e tillë nuk disponohej, zvarraniku u transportua në një klinikë të specializuar për kafshë të tilla.

Sipas ekzaminimeve fillestare, gjarpri ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se njëri prej burrave kishte me vete dy dokumente të rreme dhe tashmë 31-vjeçari do të mbajë përgjegjësi për këtë./ar/sh/SYRI.NET

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco