Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

EMRI/ Ngacmoi seksualisht 14 vjeçaren, arrestohet shoferi i linjës së transportit të nxënësve në Këlcyrë

EMRI/ Ngacmoi seksualisht 14 vjeçaren, arrestohet shoferi i linjës së transportit të nxënësve në Këlcyrë

21:48, 10/11/2023
A+ Aa A-

Shoferi i linjës së transportit të nxënësve ndalohet nga Policia e Përmetit pasi dyshohet për ngacmim seksual ndaj një nxenëseje të mitur.

Ngjarja ka ndodhur sot ku nxënësja Klarita C. 14 vjeçare nga fshati Katundisht është ankuar tek mësuesja e saj në shkollën 9 vjeçare "Kamber Bënja" në Këlcyrë.

Përditë shoferi i furgonit që transporton nxënësit nga fshati Katundisht Nikolin J. ngacmonte përmes formave të ndryshme 14 vjeçaren madje dhe fizikisht.

Kjo situatë ka qënë e përsëritshme aq sa sot minorenia u ankua tek mësuesja kujdestare pasi kjo e fundit e pa duke qarë. Menjëherë minorenia është çuar në Policinë e Përmetit ku ka dhënë dëshmi nën prezencën e psikologut.

Vetë nxënësja ka rrëfyer momentet e sikletshme dhe ngacmimet seksuale që i bënte shoferi i furgonit. Pas kësaj është ndaluar shoferi i furgonit Nikolin J. cili po mbahet në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, derisa Gjykata e Faktit të shprehet brenda 48 orëve me një vendim.

Njoftimi i Policisë/ Këlcyrë, Përmet 

Ngacmoi seksualisht një 14-vjeçare në furgonin me të cilin transportonte nxënësit, ndalohet  36-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Këlcyrë pas kallëzimit të bërë nga një 14-vjeçare se drejtuesi  i furgonit që transportonte nxënës shkolle, e kishte ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme përreth 1 viti, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i punës, është bërë kapja e shtetasit N. J., 36 vjeç, banues në fshatin Katundisht, Këlcyrë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë  ndalimi i tij për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco