Braktisja e të sapolindurit/ Linda Pano: Ne si shoqëri mjaftohemi me keqardhje në distancë, nuk marrim masa

11:54, 09/11/2023
A+ Aa A-

Linda Pano, e ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, komentoi braktisjen e foshnjës së sapolindur në garazhin e një pallati, vetëm një ditë më parë.

Pano u shpreh se, ne si shoqëri jemi njerëz të ndjeshëm por mungojnë masat konkrete ndaj fenomeneve të tilla, dhe shumica mjaftohen me keqardhje në distancë.

Ne jemi shumë të ndjeshëm por problemi është se ne nuk marrim hapa konkretë, mendoj që fryma e komunizimit vazhdon të qëndrojë në shoqërinë tonë.

Shumë nga njerëzit mendojnë se 'për sa kohë nuk më afrihet mua, unë mund të vazhdoj të jetoj' , duke ndjerë keqardhje në distancë, por në rast se më afrohet mua, atëherë më dhemb dhe kërkoj mbështetje rreth e rrotull, por mbështetja është e vështirë për tu gjetur për shkak se njerëzit nuk duan telashe, nuk duan atë peshën e vet të hakmarrjes.

Nëse ngrihesh, atëherë ka momente që hakmerren ndaj teje, organet e pushtetit vendor apo qëndror mund teë hakmerren ndaj njerëzve që ngrihen dhe duan të qëndrojnë për çështje që nuk janë dakort për çfarë po ndodh.

Ndërsa në vendet e tjera, nëse ndodh diçka ndaj një personi, njerëzit mblidhen dhe dalin protestojnë, ndërsa ne shqiptarët mund të japim një 50 eurosh për ta mbështetur atë kauzën por kemi frikë të mblidhemi dhe të dalim të protestojmë për njëri tjetrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco