Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në një pallat në zonën e Astirit, zjarrfikësit në vendngjarje

'Duam të ikim, kudo qoftë'/ Italia nuk i mban dot në ishull, sa i ndal dot Rama në tokë?/ Dëshmitë rrënqethëse të emigrantëve për Reuters

'Duam të ikim, kudo qoftë'/ Italia nuk i mban dot në ishull, sa i ndal dot Rama në tokë?/ Dëshmitë rrënqethëse të emigrantëve për Reuters

18:11, 08/11/2023
A+ Aa A-

Nga Jara Nardi - Reuters

Klodine Nsoe, nënë 29 vjeçare e dy fëmijëve nga Kameruni, është një ndër mijëra emigrantëve që kanë ardhur këtë javë në ishullin e vogël italian të Lampeduzës, porta e parë për ata që kalojnë Mesdheun nga Afrika e Veriut.

Nsoe foli me Reuters teksa ishte në kamp jashtë qendrës së pritjes së ishullit, që ka një kapacitet për 400 emigrantë, por që ditët e fundit ka shkuar deri në 7000 emigrantë.

Ajo mbërriti në Lampeduza të martën, me fëmijët e saj, ku njëri është vetëm 18-muajsh. Familja u nis nga Libia, ku kushtet e jetesës ishin "shumë të vështira" dhe udhëtimi zgjati një javë.     

"Shpresoj që situatë të përmirësohet dhe që të na lënë të largohemi nga këtu, sepse kushtet e jetesës nuk janë të lehta. Ne flemë jashtë në natyrë, në diell dhe në të ftohtë," tha Nsoe teksa ishte e ulur në një shtrat kampi që ia kishte dhënë Kryqi i Kuq italian. "Prandaj duam të ikim, kudo qoftë," shtoi ajo.

Deri tani, këtë vit, Italia ka pasur thuajse 126,000 të ardhur nga deti, thuajse dyfishi i numrit nga e njëjta periudhë në vitin 2022. Ky fluks është një problem shumë i madh për qeverinë e djathtë të kryeministres Xhorxhia Meloni, që është zotuar ta kontrollojë imigracionin.

Emigrantët që zbarkojnë në Lampeduza transferohen me traget, anije ushtarake ose avion ishullin më të madh të Sicilisë dhe që atje shpërndahen në të gjithë vendin. Shumë prej tyre duan të shkojnë në Europën veriore, por shpeshherë i rikthejnë në kufijtë e Italisë.

Sipas rregullave të BE-së, emigrantët duhet të aplikojnë për azil në vendin e parë të BE-së ku mbërrijnë. Kështu që kur Franca ose Gjermania kapin emigrantë që janë regjistruar për herë të parë në Itali, i kthejnë mbrapsht.  

 

Italia ka thënë që nuk mund t'i marrë sërish, sepse ka probleme me ardhjet e reja. Gjermania, nga ana e saj, tha këtë javë që nuk mund të pranonte më emigrantë nga Italia sipas skemës të rishpërndarjes vullnetare në BE.  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco