Siguria në rrugë në gjendje alarmante/ Përgjaken rrugët e Shqipërisë, disa aksidente brenda pak orësh, 11 të plagosur

Siguria në rrugë në gjendje alarmante/ Përgjaken rrugët e Shqipërisë, disa aksidente brenda pak orësh, 11 të plagosur

22:09, 25/05/2024
A+ Aa A-

Siguria në rrugë është në gjendje të mjerueshme. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi këtë shtunë dhe janë regjistruar disa aksidente për shkak të motit të keq, mungesës së sinjalistikës rrugore dhe manovrave të gabuara.

11 persona raportohet se janë plagosur nga këto aksidente, ku 3 prej tyre janë fëmijë. Ndërkohë një grua raportohet se është në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetën në spitalin e Durrësit.

Aksident i 4-fishtë në Durrës, 10 të plagosur, mes tyre edhe 3 fëmijë

Një aksident i 4-fishtë ka ndodhur në Plepa të Durrësit pasditen e sotme.

Në spital janë dërguar 10 persona, mes tyre një grua e cila është në gjendje të rëndë. Burime nga policia dhe spitali i Durrësit bëjnë të ditur se mes të plagosurve janë dhe 3 fëmijë, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar i policisë dhe zbardhja e ngjarjes nga grupi hetimor.

Aksident në Korçë, përplasen dy makina, plagoset një grua

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta e si pasojë ka mbetur e plagosur një grua, që ndodhej në njërën nga mjetet. Kjo e fundit është nisur drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë dhe një manovër e gabuar.

Aksident në Librazhd-Përrenjas, furgoni përmbyset në mes të rrugës

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, pranë fshatit Qukës. Një automjet tip furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur anës aksit.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nga përplasja është dëmtuar pjesërisht furgoni.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të motit të keq dhe lagështisë në rrugë.

Në furgon ishte duke udhëtuar vetëm shoferi i cili fatmirësisht ka arritur të dalë pa dëmtime serioze.

Dëmet që shkaktoi moti i keq

Po ashtu, për shkak të motit të keq që përfshiu vendin këtë pasdite, fasada e një pallati në Tiranë është dëmtuar. Mësohet se disa pllaka janë shkëputur nga kati i fundit i një pallati 7-katësh.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit” përballë shkollës “Çajupi”.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Për shkak të motit të keq, dhjetëra automjete kanë mbetur në trafik pasditen e sotme, në Rrugën e Arbërit, pasi një automjet tip furgon nuk ka arritur të ngjisë by passin duke bërë kështu edhe bllokimin e mjeteve të tjera.

Kamioni është bllokuar për shkak të motit të keq me reshje shiu që pushtoi vendin këtë pasdite.


Image

Moti i keq shkaktoi problematika edhe në Elbasan. Reshjet e dendura kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve kryesisht në aksin rrugor nga Bradasheshi që të çon në hyrje të qytetit, por edhe në drejtim të autostradës Elbasan-Tiranë. Uji ka vërshuar në rrugë, duke shkaktuar edhe vështirësi në qarkullimin e makinave.

Banorët e Elbasanit raportuan se për shkak të madhësisë së kokrrës së breshërit, disa automjete janë dëmtuar.

Image


Si pasojë e reshjeve është rënduar trafiku edhe në kryeqytet, ndërsa u raportuan problematika në disa akse.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco