U gjet në garazhin e një pallati, foshnja e braktisur në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën

U gjet në garazhin e një pallati, foshnja e braktisur në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën

18:06, 08/11/2023
A+ Aa A-

Foshnja që u gjet në bodrumin e një pallati në Yzberisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Raportohet se foshnja nuk kishte shumë kohë që kishte lindur. Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar personin që e ka lënë foshnjën brenda në bodrum të mbështjellë me batanije në një divan të vjetër.

Mësohet po ashtu se kamerat kanë filmuar personin që braktisi foshnjën para se të hynte në bodrumin e pallatit, pasi brenda garazhit nuk ka kamera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco