VIDEO/ Shqiptari arrestohet brenda ‘shtëpisë së barit’ në Angli, traumatizohet nga policia

21:25, 06/11/2023
A+ Aa A-

Shqiptarët përfshihen në aktivitete të paligjshme në Britaninë e Madhe ku duket se “puna e preferuar” është në 'shtëpitë e barit'.

Së fundmi është publikuar një video ku Policia ka kapur në flagrancë 20-vjeçarin Marisol Bezati në një shtëpi bari në Peterborough.

Në momentin që oficerët hyjnë brenda shtëpisë ku kultivohej kanabisi, shqiptari po kujdesej për bimët.

Ai trembet aq shumë kur shikon forcat e Policisë, aq sa struket i trembur në divanin e tij. Bezati duket i shokuar teksa oficerët e ndalojnë dhe i vënë prangat.

Shqiptari iu kërkon falje e shprehet se nuk di të flasë anglisht.

“Më vjen keq, më falni, nuk jam trafikant!”- thotë i frikësuar ai. Mësohet se Bezat është dënuar me 1 vit e gjysmë burg.

Në videon e publikuar mund të shihen bimët e kanabisit në dhomat e shtëpisë së ‘barit’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco