Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Zjarri te Metalurgjiku/ Policia jep detaje, pse ndodhi shpërthimi

13:54, 06/11/2023
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me shpërthimin e regjistruar te ish-Metalurgjiku, në Bradashesh.

Policia konfirmon se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga flakët.

Zjarri dyshohet se ka rënë për shkak të një shkëndije, e krijuar si pasojë e fërkimit të mbetjeve metalike.

Blutë kanë bërë të mundur zhvendosjen e mbetjeve, për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe të tymit.

“Rreth orës 11:15, dyshohet se nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e fërkimit të mbetjeve metalike, ka rënë zjarr në një pikë për grumbullimin e skrapit, në zonën e ish-kombinatit metalurgjik, në Bradashesh. Nuk ka shtetas të dëmtuar nga flakët.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe me punonjësit e kompanisë që ka në pronësi pikën për grumbullimin e skrapit, kanë bërë të mundur zhvendosjen e mbetjeve, për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe të tymit.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco