EMRI/ U sulmua nga qeni Pitbull, ndërron jetë në spital i moshuari

EMRI/ U sulmua nga qeni Pitbull, ndërron jetë në spital i moshuari

12:04, 06/11/2023
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit 84-vjeçari Halil Basha, i cili u sulmua disa ditë më parë nga një qen Pitbull.

I moshuari u sulmua në kokë e trup dhe fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda të marra.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 2 nëntorit në një nga rrugicat e lagjes nr.13, ku i moshuari kishte shtëpinë.

Qeni doli nga rrethimi i banesës së Armand Lalës dhe sulmoi të moshuarin.

Armand Lala, tashmë i arrestuar nga policia, në banesën e marrë me qira mbante 3 qen Pitbull, njëri i bardhë dhe dy me ngjyrë kafe, njëri prej të cilëve sulmoi fatalisht 84-vjeçarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco