VIDEO/ Merr flakë një fabrikë mobiljesh në Fier

14:46, 27/10/2023
A+ Aa A-

Një fabrikë mobilerie ka marrë flakë pak minuta më parë në fshatin Ferm - Çlirim në Fier.

Fillimisht zjarri ka rënë në magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ambientet e tjera.

4  mjete zjarrfikese të Fierit e Patosit janë duke punuar për neutralizimin e flakëve por e kanë shumë të vështirë pasi në magazina ndodhen materiale lehtësisht të djegshme.

Ndërkohë rreth 50 punetorë të kësaj fabrike janë duke u përpjekur të nxjerin prej ambienteve të paperfshira nga flaket bazën materiale.

Në vendngjarje ndodhet dhe policia ndërsa re tymi të zeza kanë mbuluar të gjithë zonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco