Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

EMRAT/ Dështuan në atentatin ndaj tunizianit, përfundojnë në pranga motër e vëlla shqiptarë

EMRAT/ Dështuan në atentatin ndaj tunizianit, përfundojnë në pranga motër e vëlla shqiptarë

09:41, 27/10/2023
A+ Aa A-

Dy shqiptarë, vëlla e motër, pjesëtarë të një grupi kriminal në Itali janë arrestuar nga autoritetet italiane pasi tentuan të vrisnin një 38-vjeçar tunizian.

Mësohet se 33-vjeçarja Romina Plaka është e dashura e një krimineli afrikano-verior të njohur në Itali, aktualisht në burg, ndërsa vëllai i saj 30-vjeçar Eno Shoti është dënuar më herët për drogë.

Hetimet nisën mbrëmjen e 29 shtatorit, pas plagosjes së tunizianit në via Aldo Moro. Afrikano-veriori u gjet i plagosur në faqen e djathtë, pas një të shtëne me armë zjarri.

Falë ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit, i plagosuri u transportua në urgjencë dhe më pas në spitalin rajonal “Torrette” në Ankona, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autorët të cilët kishin sulmuar fillimisht tunizianin fizikisht, mësohet se u identifikuan pas provave të gjetura në vendngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco