VIDEO/ Shoferi i autoshkollës drejton mjetin në gjendje të dehur dhe përplas motorin, një i plagosur

16:56, 26/10/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë përpara shkollës së mesme “Kristaq Capo” në Berat. Një mjet autoshkolle është përplasur me një motor.

Si pasojë e aksidentit, është plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, që kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë drejtuesi i autoshkollës që ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe ka kryer një manovër të gabuar. Policia konfirmon se drejtuesi i autoshkollës ka qenë i dehur në timon dhe është shoqëruar në polici.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco