Autobusi përplaset me një automjet, pesë pasagjerë përfundojnë në spital

Autobusi përplaset me një automjet, pesë pasagjerë përfundojnë në spital

16:10, 25/10/2023
A+ Aa A-

Gjashtë persona, pesë prej të cilëve pasagjerë të një autobusi mbetën të plagosur pas një aksidenti rrugor që u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, kur autobusi u përplas me një mjet të vogël. Policia sqaron se po heton për të zbardhur rastin.

Njoftimi:

Në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, janë përfshirë në aksident rrugor autobusi me drejtues shtetasin A. Xh., 51 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin O. Sh., 52 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi O. Sh., i cili është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Në spital u dërguan edhe 5 shtetas të tjerë, pasagjerë në autobus, të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesa.

Me drejtuesin e autobusit, shtetasin A. Xh., po kryhen veprimet procedurale.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco