SYRI TV/ Ulliri i pakët në sasi, fermerët e Kaninës: Nuk kemi mbështetje nga shteti

15:37, 23/10/2023
A+ Aa A-

Thatësira e verës ka ndikuar në sasinë e ullirit për këtë vit. Kultivuesit e ullirit paralajmërojnë çmim të shtrenjtë në treg. Fermerët e Kaninës të cilët si burim kryesor të ardhurash e kanë vajin e ullirit thonë se nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga shteti.

Syri tv

Fermerët të cilët merren kultivimin,  e ullirit në fshatin Kaninë të Vlorës tregojnë se këtë vit prodhimtaria e ullirit ka rënë ndjeshëm, kjo sipas tyre për shkak të thatësirave . Gjithashtu ata tregojnë se çmimi i vajit të ullirit këtë vit do jetë më i lartë.  Ankesa e fermerëve është për shtetin pasi ata nuk marrin asnjë subvencion.

Fermerët e Kaninës tregojnë se në shtëpitë e tyre nga vaji i ullirit i një viti më parë i kanë mbetur qindra kilogramë pa shitur, kjo për shkak të mungesës së fuqisë blerëse. Sot sipas tyre nuk ekzistojnë politika lehtësuese, për të rritur eksportet. Krahas fuqisë blerëse mungon edhe fuqia punëtore, duke rritur më shumë jo vetëm mundimet, vështirësitë e fermerëve por edhe kostot

Kanina është fshati i njohur në të gjithë vendin për prodhimin e varieteti të veçantë të ullirit të quajtur Kanino. Fshati sot, një pjesë të të ardhurave i fiton nga ky proces, teksa theksohet se shumica e tokës së Kaninës janë të mbjella pikërisht nga ullinjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco