SYRI TV/ Familja Reçi në Rrëshen thyen heshtjen: Asnjë lidhje me vrasjen e Bardhit

13:45, 22/10/2023
A+ Aa A-

Pas aludimeve dhe akuzave, më në fund familja Reçi ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për vrasjen e Martin Bardhit, e cila në fund të shtatorit tronditi Rrëshenin. Martin Reçi vëllai i Kastriot dhe Gasper Reçit të vrarë më herët, ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e Bardhit dhe i kërkon drejtësisë që të zbardh ngjarjen.

Syri tv

Ka thyer heshtjen familja Reci duke folur për vrasjen që tronditi Rrëshenin në fund të muajit shtator.  Ka qenë Martin Reçi vëllai i Kastriot dhe Gasper Reçit të vrarë më heret, i cili ka mohuar që fisi i tij të ketë lidhje me vrasjen e Martin Bardhit. Ai thekson se këto i ka thënë edhe para oficereve të policisë gjyqësore. Konflikti mes Saimir Reçit dhe familjes Bardhi në muajin mars të këtij viti është një çështje që i është lënë në dore drejtësisë thotë Martin Reçi.

Martin Reçi kërkon që të mos interpretohen ngjarjet por i kërkon drejtësisë që të zbardh krimin, teksa nuk nguron të shfaqe edhe rezervat e tij për veprimet e fundit te policisë në kontrollin e biznesit te tij.

Martin Bardhi u ekzekutua me armë zjarri paraditen e 26-shtatori teksa po pinte kafe në lokalin në pronësi të tij në Rrëshen. Nga breshëria e plumbave mbeten të plagosur dhe tre persona të tjerë të cilët ishin në shoqërinë e viktimës, ndërsa autoret e ngjarjes ishin dy persona të maskuar të cilët u larguan me një fuoristradë e cila u gjet e djegur në fshatin Gziq të Mirditës./Gaz: E.Sula, pamje: Syri, mon: L.Kotri/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco