Pronat e ushtrisë, Çollaku: SPAK ka konfiskuar celularët e zinxhirit komandues, për hetimin ndaj Xhaçkës

Pronat e ushtrisë, Çollaku: SPAK ka konfiskuar celularët e zinxhirit komandues, për hetimin ndaj Xhaçkës

08:30, 19/10/2023
A+ Aa A-

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Ora e Betit” për të diskutuar mbi skandalin e vjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS në Policinë e Shtetit, gazetari Basir Çollaku foli edhe për hetimet që po zhvillon SPAK-u ndaj ish-ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për çështjen e pronave të ushtrisë që u janë dhënë privatëve.

Në kuadër të këtyre hetimeve, Çollaku zbuloi se rreth një muaj më parë i është marrë nga SPAK dëshmi edhe Presidentit të Republikës Bajram Begaj, në cilësinë e ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Basir Çollaku: Ne e kemi cenuar sigurinë kombëtare tashmë. Zyrtarët që janë në Këshillin e Sigurisë, kemi një ministër në SPAK, kemi Presidentin që është pyetur nga SPAK-u për çështjen e bazave detare, kemi ministrin e Brendshëm që unë nuk e di si mund të jetë Taulant Balla ministër i Brendshëm.

Ka ndodhur para nja një muaji, ku prokurorët e SPAK-ut kanë vajtur në Presidencë dhe kanë marrë në pyetje se si është kjo historia e dhënies së bazave detare. Kjo ëhstë në vazhdën e hetimeve që po bëhen për hetimet ndaj ish-ministres Xhaçka për historinë e dhënies së pronave të ushtrisë privatëve.

Është përcjellë lajmi që gjeneralëve që janë ende në fazën dyshimeve në këtë histori ua janë marrë edhe telefonat celularë, siç bën gjithmonë SPAK.

Disa herë ka shkuar atje ish-ministrja dhe kjo ka ndodhur në kohën kur Presidenti aktual ka qenë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve dhe pjesë e asaj strukture dhe atyre zyrtarëve që janë marrë në pyetje lidhur me dëmet që janë shkaktuar dhe rolin e gjithsecilit në këtë histori.

Unë besoj se hetuesit janë duke parë për veprimet dhe aktet e nënshkruara nga veprimet e mëparshme, sepse kanë privatizuar bazat dhe kanë dhënë gjithçka tek privatët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco