Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Sekuestrohen tonelata marijuanë e miliona euro. Ekzekutohen 58 urdhër ndalime, mes tyre edhe shqiptarë

Sekuestrohen tonelata marijuanë e miliona euro. Ekzekutohen 58 urdhër ndalime, mes tyre edhe shqiptarë

12:02, 17/10/2023
A+ Aa A-

Rreth 42 milionë euro drogë investohej në ekonominë legale përmes sistemeve bankare të paligjshme kineze e investoheshin në Itali, Spanjë, Zvicër, Kinë e Hong Kong.

Mes të arrestuarve dhe shqiptarë.

Një megaoperacion i Antimafias Italiane në bashkëpunim me Guardia di Finanza është ekzekutuar mëngjesin e sotëm mes Italisë e Spanjës.

Me urdhër të Prokurorisë së Milanos janë ekzekutuar 58 urdhër ndalime, 46 nën urdhër arrestimi, 33 në burg, 13 në arrest shtëpiak e 12 të shënuar në regjistrin e personave nën hetim.

Urdhër ndalimet janë kryer në territoret e provincës së Milano, Bergamo, Brescia, Monza, Varese, Mantova, Torino, Alessandria, Asti, Prato, Roma, Teramo, Catania, Salerno e në Spanjë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, riciklimit të parave të ardhura nga trafiku i drogës e mashtrim fiskal.

Grupi i narkotrafikantëve përbëhet nga shtetas italianë, spanjollë, shqiptarë e kinezë.

Hetimet kanë dokumentuar trafikun e rreth 30 tonë marijuanë e hashash me vlerë fitimi rreth 42 milionë euro e një xhiro parash cash prej 26 milionë euro brenda një viti.

Hetimet zbardhën gjithashtu mekanizmin e mënyrës që ky grup narkotrafikant përdorte për të ricikluar paratë e përfituara nga biznesi i drogës.

Transferimi i parave e riciklimi i tyre në Spanjë kryhej përmes sistemeve bankare ilegale të menaxhuara nga shtetas kinezë që përdoreshin si qendra grumbullimi parash e që dërgoheshin në mënyrë të shpejtë, anonime, të pagjurmueshme e përmes një mekanizmi informal. Pronarët kinezë të aktiviteteve tregtare në Spanjë merrnin paratë përmes një interesi 1.5-2%  për çdo transfertë.

Për të individualizuar e pranuar shumën e parave që transferohej nga Italia e që vinte nga trafiku i drogës përdorej një kod njohje i bazuar në numrin serial të kartëmonedhës në prerjen më të vogël që dërgohej nga korrieri. Koincidenca mes numrit të serisë e numrit të komunikuar nga pika e referimit në Itali dokumentonte kryerjen e transfertës.

Hetimet kanë konstatuar gjithashtu se paratë e narkotrafikantëve të marra në zotërim nga tregtarët kinezë e që kapërcejnë dhjetëra miliona euro, "shiteshin", pra investoheshin menjëherë në një tjetër organizim kriminal i përbërë nga sipërmarrës italianë me aktivitet në sektorin e çelikut e plastikës e që përmes faturave fiskale të paekzistueshme kryenin transferta bankare në Kinë, Hong Kong, Zvicër.

Kjo skemë mashtruese përmes faturave fiskale falso përdorej për të ricikluar në ekonominë legale paratë e biznesit të drogës.

E veçanta e këtij hetimi është se ka dokumentuar se si paratë e fitura nga trafiku i drogës përdoreshin nga evazorë fiskalë duke kryer një përzierje të krimit ekonomik me krimin ordinerë përmes fitimeve të paligjshme e me vlerë miliona euro.

Në zotërim të anëtarëve të këtij grupi narkotrafikantësh janë sekuestruar në Lombardi e në rajonet veriore italiane 10 kompani biznesi, 52 pasuri të patundshme e llogari bankare me vlerë financiare 9 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco