VIDEO/ Hajdutët futen për të grabitur, dhunojnë të moshuarin e qëllojnë me armë

16:17, 16/10/2023
A+ Aa A-

Një tentativë grabitje në Lezhë, përfundoj me të shtëna me armë zjarri dhe dhunimin e një të moshuari.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të hënë në fshatin Malecaj të Lezhës, teksa dy persona të maskuar dhe armatosur hynë në banesën e familjes Buja.

Në momentin e ngjarjes brenda shtëpisë ishte vetëm kryefamiljari Nikoll Buja, i cili sapo ka dëgjuar zhurmën është zgjuar dhe ka konstatuar grabitësit.

Këta të fundit hasen në rezistencen e te moshuarit dhe kanë nisur të përleshen me të, duke e goditur në pjesën e kokës, ndërsa në ato momente kane qëlluar dhe me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Një prej fqinjëve te familjes Buja rrëfen ngjarjen e cila sipas saj ka frikësuar te gjithë fshatin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco