Aksident i rëndë në Qukës, makina përmbyset në mes të rrugës

Aksident i rëndë në Qukës, makina përmbyset në mes të rrugës

08:42, 16/10/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas – Librazhd, ku një automjet është përmbysur në mes të rrugës.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Qukës, ku mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e tij dhe për pasojë makina është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe ka përfunduar e përmbysur në rrugë.

Paraprakisht raportohet se nuk ka të lënduar nga ky aksident, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Dyshohet paraprakisht se shkak është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco