Dogji ullishtën në Libohovë, ndalohet zjarrvënësi

Dogji ullishtën në Libohovë, ndalohet zjarrvënësi

14:19, 15/10/2023
A+ Aa A-

Specialistët e Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë proceduan penalisht një banor të fshatit Nepravishtë, Libohovë si shkaktar i zjarrit që dogji një sipërfaqe me ullinj në këtë zonë.

Policia lokale referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. I., 48 vjeç, banues në Nepravisht, Libohovë, pasi ka ndezur zjarr afër tokës së tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke.

Fillimisht zjarri përfshiu një sipërfaqe me shkurre në rrethinat e fshatit Nepravishtë. Si shkak i terrenit të thatë flakët përfshinë me shpejtësi rreth 10 ha kullotë ndërsa dogjën edhe një parcelë toke bujqësore të mbjellë me ullinj.

Ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës të Libohovës ka evituar përhapjen e zjarrit duke bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco