Kthehen nga Izraeli edhe 7 shqiptarë të tjerë, Tirana koordinohet me Shkupin

Kthehen nga Izraeli edhe 7 shqiptarë të tjerë, Tirana koordinohet me Shkupin

10:22, 14/10/2023
A+ Aa A-

Dje në orët e vona të mbrëmjes përmes një fluturimi nga Tel Aviv në Shkup të koordinuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut kanë mbërritur edhe 7 shtetas shqiptarë mes tyre dhe një i mitur, njoftoi sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Pasi kanë mbërritur në Shkup, janë nisur drejt Shqipërisë për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po punon ngushtësisht dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre," thuhet më tej në njoftim. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco