Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ U përfshi nga flakët 1 muaj më parë, pallati në Tiranë del jashtë përdorimit, rrezikon jetën

FOTO/ U përfshi nga flakët 1 muaj më parë, pallati në Tiranë del jashtë përdorimit, rrezikon jetën

21:07, 13/10/2023
A+ Aa A-

Instituti i ndërtimit ka dalë në përdunfimin se nga ekspertiza e bërë në pallatin që u dogj në zonën e ish-parkut në Tiranë, zjarrit ka shkaktuar dëmtime edhe në kolonat dhe jo vetëm ne fasadë.

Në këtë mënyrë, sipas ekspertëve, pallati është i pabanuar dhe i rrezikshëm për jetën e banorëve dhe duhet t'i nënshtrohet restaurimit. Teksa Syri TV ka zbardhur edhe ekspertizën.

"Struktura e objektit në gjendjen ekzistuese, pas ekspozimit ndaj zjarrit, nuk i plotëson kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë për ngarkesat maksimale statike apo dinamike të parashikuara. Dëmtimet janë lokale, por mund të influencojnë të gjithë ndërtesën në sajë të fenomenit "domino". Struktura duhet ti nënshtrohet restaurimit dhe përforcimit të elementëve strukturore trarë, soleta apo edhe kolona, vetëm në zonën e dëmtuari duke u bazuar në një projekt përforcimi strukturor mjaft të detajuar për objektin përkatës, mbështetur në dëmtimet e zjarrit të datës 14.09.2023. Deri në momentin e restaurimit ndërtesa konsiderohet me rrezikshmëri për jetën e njerëzve dhe e pa përdorshme", thuhet në ekspertizë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco