Hakerat rus sulmojnë faqen online të SHISH

Hakerat rus sulmojnë faqen online të SHISH

20:32, 13/10/2023
A+ Aa A-

Shërbimi Informativ Shtetëror ka rënë pre e një sulmi të hakerave rus të cilët kanë bllokuar faqet online.

Sipas burimeve nga brenda SHISH, kemi të bëjmë me një sulm që nuk lejon mundësi aksesi në faqen zyrtare web.

I njëjti burim konfirmoi se sulmi është vetëm në këtë faqe e cila nuk është e lidhur me serverat apo arkivën e SHISH.

Sulmi është ndërmarrë nga “IT Army of Russia”, ky APT pro-Rus me lidhje direkte me inteligjencën ruse.

Në postimin e tyre ata thonë: “Mirëmbrëma, CyberArmy! Ne vazhdojmë punën tonë modeste për Shqipërinë. Ne po mundohemi të rrëzojmë Shërbimin Informativ Shtetëror – policinë zyrtare të shtetit të Republikës së Shqipërisë.”

Ky sulm vjen pas atyre kibernetike të Iranit në Gusht të 2022-shit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco