Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

VIDEO-SYRI TV/ Konfiskohen miliona euro pasuri, ja kujt i përkasin

17:06, 13/10/2023
A+ Aa A-

28 pasuri janë konfiskuar e 10 janë sekuestruar në posedim të personazheve të njohur të botës së krimit njofton SPAK. Ahmet Isufajt, i kërkuar nga Kosova si pjesë e një grupi kriminal të drogës, por që në rrethana të panjohura i shpëtoi ekstradimit, është subjekti I parë që I konfiskohen 4 pasuri. Ai rezulton të jetë xhaxhai i Arben Isufajt njohur në Fier si ‘ben qimja’. 3 subjektet e tjera të cilëve u janë konfiskuar pasuri prej miliona eurosh, është një belg që kishte investuar në biznes në Shqipëri, si dhe 2 shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale.

Nga SYRI TV

Prokuroria e Posaçme njofton konfiskimin me vendim të formës së prerë në Apel të 28 pasurive dhe sekuestrimin e 8 të tjerave, në posedim të 4 personave me precedent kriminal. Sipas SPAK, bëhet fjalë për 4 pasuri të Ahmet Isufajt nga Fieri, të cilin drejtësia e Kosovës e kërkonte si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës.

Pasuritë e vendosura nën sekuestro të tij janë një ndërtesë prej rreth 500 m2 si kompleks shërbimesh në Fier, truall me sipërfaqe 1580 m2, një vilë tre katëshe, automjet dhe pasuri e paluajtshme e llojit njësi. Kujtojmë se në 2011 autoritetet e Kosovës njoftuan policinë shqiptare për procedimin e Ahmet Isufajt lidhur me dyshimet për trafikim narkotikësh.

Ai u lirua pas disa kohësh për motive shëndetësore, por që u bë sërish shpallja e tij në kërkim për tu arrestuar në vitin 2019 me qëllim ekstradimin. Në rrethana të panjohura, ai u lirua nga Gjykata e Vlorës, duke i shpëtuar kështu edhe ekstradimit.  Ahmet Isufaj rezulton të jetë xhaxhai i Arben Isufajt, njohur si ‘Ben Qimja’, i lakuar dhe i dyshuar në disa raste për aktivitet kriminal.

Edhe këtij të fundit më herët Gjykata e Posaçme i ka vendosur nën sekuestro 13 pasuri. Emri i tij u lakua edhe pas vrasjes së Demir Baçkës ku Arben Isufaj u kërkua të pyetej nëse kishte ose jo konflikte me viktimën, por ende nuk është paraqitur për të dhënë deklarime.

Zaim Tafa është subjekti i dytë të cilit i janë konfiskuar pasuritë, 7 të tilla, mes të cilave dy pasuri arë dhe truall me sipërfaqe totale 6000 m2, një pasuri tokë me sipërfaqe 440 m2 një apartament dhe 3 automjete. Tafa fitoi lirinë në hallkën e tretë të gjyqësorit pavarësisht akuzave për trafik droge, pasi ndaj tij nuk u gjetën prova. Zaim Tafa, ishte arrestuar si personi pritës i një sasie prej 40 kilogramë heroinë, e cila vinte nga Gjermania në Shqipëri.

Lulzim Zefi është i treti në listën e subjekteve që i janë konfiskuar pasuritë, mes të cilave 16 garazhe dhe një automjet. Zefi rezulton anëtar i një bande kriminale shqiptarësh të cilët trafikonin lëndë narkotike në Britani një pjesë e të cilëve janë dënuar në total me 43 vite burg. Lulzim Zefi që u dënua me 12 vite burg, konsiderohej si koka e grupit i cili përdorte korrierë profesionistë për të transportuar drogën.

Së fundmi, SPAK njofton sekuestrimin e 10 pasurive të subjektit Dries Lonneux, një shtetas belg i dënuar 4 muaj më parë nga Gjykata belge me 12 vite burg. Atij i janë sekuestruar 5 pasuri të llojit arë dhe truall në Tiranë me sipërfaqe totale 11 670 m2 dhe 5 apartamente në Sarandë. Në vitin 2019 rezulton se ka investuar në Shqipëri në hapjen e një kompanie biznesi me emrin ‘RALET GREEN’, me objekt aktiviteti zhvillimin e teknologjive të reja e cila është vënën nën sekuestro.

Dy vite më parë autoritetet në Belgjikë zbuluan një rrjet të gjerë laboratorësh dhe u sekuestrua 2 ton kokainë me vlerë 80 milionë euro, ku u dënuan 30 nga 37 të akuzuar, teksa edhe Shqipëria nisi letërporosi rreth aktivitetit të Lonneux.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco