VIDEO/ Policia e Shtetit nuk arreston dot as një hajdut që vjedh me pistoletë lodër

22:32, 11/10/2023
A+ Aa A-

Prona dhe siguria e jetës së shqiptarëve duket se janë në ditët e tyre më të këqija, pasi Policia e Shtetit e cila duhet ti garantojë këto, nuk duket asgjekundi kur është nevoja.

Një tjetër dëshmi e paprecendet për këtë fakt është edhe ngjarja e sotme, ku i njëjti person që grabiti nën kërcënimin e armës, mbrëmjen e djeshme dyqanin e një kompanie celulare në rrugën “Myslym Shyri”, ka tentuar sërish mbrëmjen e sotme që të grabitë dhe dyqanin e një tjetre kompanie celulare në zonën e Kombinatit dhe ende vijon të jetë i lirë.

I filmuar nga kamerat e sigurisë, edhe mbrëmjen e sotme ai është shfaqur me të njëjtën veshje, xhinse blu, bluzë të kuqe dhe kapele të zezë, teksa ende mbetet i paidentifikuar nga policia.

Në dorë, ai mban një valixhe ndërsa pasi ka hyrë në dyqan ai e ka hapur dhe ka treguar një send në dukje pistoletë, nën kërcënimin e të cilës ka kryer vjedhjet. Por plani këtë herë ka dështuar. Punonjëset e kompanisë nuk janë trembu madje i kanë treguar edhe derën duke e nxjerrë përjashta. Ato i kanë thënë se pistoleta që ka është fallco.

Ditën e djeshme, ai rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, ka hyrë në dyqanin e “Vodafone dhe duke i kërcënuar punonjësit me armë zjarri, grabiti xhiron ditore rreth 300 mijë lekë të vjetra.

Si dje dhe sot, ai ka ikur në drejtim të paditur, teksa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

Debati i grabitësit me shitësen: 

Autori: Ju bëft mirë o goca, në fillim ma bëni hallall se nuk e bëj nga qejfi jam me transplant mëlçie.

Shitësja: Me pistoletë lodër do grabitesh ti, dil jashtë!

Autori: Mos më provoko

Shitësja: Dil jashtë

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 11.10.2023, rreth orës 21:00, në rrugën “Konferenca e Pezës”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje pistoletë çakmak, ka tentuar të vjedhë në një dyqan dhe më pas është larguar.

Ky shtetas dyshohet se është i njëjti autor i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën "Myslym Shyri".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco