Mori dëmtime në kokë pasi u dhunua me sende të forta, 14-vjeçari transportohet nga spitali i Korçës drejt Traumës

Mori dëmtime në kokë pasi u dhunua me sende të forta, 14-vjeçari transportohet nga spitali i Korçës drejt Traumës

08:34, 09/10/2023
A+ Aa A-

Adoleshenti, i cili u dhunua me sende të forta mbërmjen e së dielës në Korçë, është transportuar në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 12, Korçë pas një konflikt me disa bashkëmoshatarë të tjerë.

Pasi ka marrë mjekim në spitalin e Korcës 14-vjeçari është transportuar drejt Tiranës në gjëndje të rënduar, për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë në komisariatin e Korçës janë shoqëruar disa persona, të cilët janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 12, Korçë, gjatë një konflikti të çastit dyshohet me bashkëmoshatarë të tjerë, është dëmtuar në kokë me mjete të forta, një 14-vjeçar, i cili aktualisht po merr mjekim në spitalin e Korçës.

Në ambientet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco