SYRI TV/ Plazh në Vlorë në muajin tetor: Koha e mirë na ka favorizuar

16:51, 08/10/2023
A+ Aa A-

Edhe muaji tetor e ka gjetur bregdetin e Vlorës me turistë të huaj dhe shqiptarë të cilët të favorizuar nga koha vijojnë ende plazhin. Turistët vlerësojnë mikpritjen dhe shprehen se tani është më qetë dhe çmimet në këtë kohë janë më të favorshme.

Syri tv

Sezoni veror në qytetin e Vlorës vazhdon edhe përtej stinës së verës. Tetori ka sjellë në qytet një numër të konsiderueshëm turistësh të huaj,  fal edhe kohës së mirë edhe me diell. Besnikët ende të plazhit vlerësojnë mbi të gjitha detin, klimën e favorshme. Nuk mungojnë as vlerësim për çmimet të cilat i konsiderojnë të përballueshme

Informacionet nga operatorët turistik bëjnë me dije se edhe përgjatë tetorit vijon numër i lartë prenotimesh ndikuar nga moti i mirë. Mësohet se janë të prenotuara në dy javët e para 30 % e dhomave të njësive hoteliere, numër ky i cili përgjatë fundjavave rritet akoma edhe më tej. /Gaz: G.Kellciu, pamje: Syri, mon: M.Billo/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco