SYRI TV/ ‘Fast & Furious’ pas mesnate në Belsh, garat me motora shqetësim për qytetarët

16:37, 08/10/2023
A+ Aa A-

Në Belsh janë kthyer fenomen shqetësues garat me motorra pas mesnatës, teksa veç qytetarëve ankohen edhe turistët. Ata kërkojnë patrullime të shtuara nga ana e policisë si pas mesnate edhe gjatë ditës.

Syri tv

Garat me motorra pas mesnatës dhe ndotja aukustike që shkaktojnë marmitat e këtyre mjeteve janë kthyer prej javësh  në një shqetësim për banorët e Belshit.

Ky fenomen para të cilit edhe policia lokale është dorëzuar ka shqetësuar edhe turistët të cilët zgjedhin Beleshin si destinacion turistik.

Per SYRI TV banorët shprehen se veç shqetësimit nga zhurmat ndjehen tejet të frikësuar për fëmijët pasi jeta e tyre rrezikohet çdo herë që kalojnë rrugën, pasi edhe gjatë ditës rrugët janë të mbushura me të rinj që lëvizin shpejt me motorra.

Ata kërkojnë që policia Belshit të patrullojë më tepër zonën pasi i friksohen nje aksidenti tek të afërmit e tyre.

Gjate ketij sezoni qyteti i Beleshit ka qenë nder më të preferuarit nga turistët shqiptarë e të huaj por kjo situatë ka krijuar një imazh të keq në sytë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco