Qytetarë dhe familjarë të 3-vjeçarit nesër protestë tek klinika dentare

Qytetarë dhe familjarë të 3-vjeçarit nesër protestë tek klinika dentare

15:55, 07/10/2023
A+ Aa A-

Ditën e nesërme në orën 18:00 qytetarë dhe familjarë të 3-vjeçarit që humbi jetën nga mbidoza e narkozës do të mbajnë një protestë tek klinika “Splendent”.

Rasti tragjik që ndodhi pak ditë më parë tek kjo klinikë private ka sensibilizuar qytetarë të shumtë që kanë shprehur irritimin e tyre ndaj mjekëve të kësaj klinike.

Brian Spahiu, 3-vjeç bëri një ndërhyrje në dhëmbë në këtë klinikë dhe më pas u dërgua në QSUT ku ndërroi jetë. Shkaku ishte se mbidoza e narkozës në klinikën dentare i kishte prekur mushkëritë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco