Vrau bashkatdhetarin e tij në Londër, dënohet me burg shqiptari

Vrau bashkatdhetarin e tij në Londër, dënohet me burg shqiptari

09:21, 07/10/2023
A+ Aa A-

Një shqiptar është dënuar me 6 vite e 6 muaj burg për vrasje nga pakujdesia.

Shqiptari i dënuar është Shpendi Hakili, 38 vjeç.

Dënimi i tij u dha nga Gjykata e Kurorës në Maidstone.

Hakili mohon që të ketë shkaktuar vdekjen e një tjetër shqiptari, Sazan Bakos.

Kjo ngjarje ndodhi më 20 Nëntor.

Sipas mediave britanike Bako u përfshi në një debat me Hakilin. Ky i fundit e sulmoi. Për pasojë 35-vjeçarit Bako i ra koka në trotuar. Ai humbi jetën në spital 3 javë më vonë.

Hakili u largua nga Britania pas ngjarjes, por u arrestua në Mars 2023 në Francë.


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco