EMRAT/ Kërcënohen në sallën e gjyqit tri gjyqtare të Apelit

EMRAT/ Kërcënohen në sallën e gjyqit tri gjyqtare të Apelit

18:23, 06/10/2023
A+ Aa A-

Tri gjyqtaret e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Valdete Hoxha, Lutfie Çelami dfhe Edlira Petri janë kërcënuar në sallën e gjyqit, gjatë shpalljes së një vendimi.

Menjëherë gjyqtaret  kanë kryer kallëzimin se janë kërcënuar për shkak të detyrës dhe Prokuroria ka nisur me urgjencë hetimet për çështjen.

Sipas gazetares Anila Hoxha tri gjyqtare të Gjykatës së Apelit janë kërcënuar gjatë shpalljes së vendimit ndaj një grupi kriminal.

Kërcënimi i gjyqtareve ndodhi ditën kur dënuan 5 shtetas dhe konkretisht; Daut Elmazin, Gentian Zoton, Igli Memajn, Serxho Ademin dhe Albano Goxhajn, të cilët ishin akuzuar për një atentat të vitit 2019-të në qytetin e Vlorës, me të cilin u synua të vritej një personazh i botës së krimit i identifikuar si, Ines Hajrulla.

Gjatë shpalljes së vendimit të pandehurit mungonin, raporton Anila Hoxha, por salla ishte e mbushur me familjarët e tyre. Pasi kanë dhënë vendimin gjyqtarët janë tërhequr në dhomën e këshillimit dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të shoqëruar kërcënuesit që ndodheshin në sallën e gjyqit.

Për këtë arsye Gjykata e Lartë reagoi për të gjitha kërcënimet e gjyqtarëve dhe magjistratëve, përfshi dhe kërcënimin e dy prokuroreve Doloreza Musabelliu dhe Merita Sinani që hetuan grupin kriminal të Lushnjës. /TCH

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco