Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

FOTO-EMRI/ 16 vjedhje në Athinë, policia greke zbulon identitetin e shqiptarit

FOTO-EMRI/ 16 vjedhje në Athinë, policia greke zbulon identitetin e shqiptarit

16:35, 06/10/2023
A+ Aa A-

Policia greke ka bërë publik identitetin e një shqiptari të arrestuar në 16 shtator për 16 vjedhje në zona të ndryshme të Athinës.

Mateo Sinanllari, 29 vjec, aktualisht i burgosur në hynte në biznese me pretekstin e shpërndarjes së broshurave reklamuese apo shitjes së kuponëve të bamirësisë. Ai vendoste fletëpalosjet, kryesisht duke mbuluar celularët e punonjësve, paratë ose sende të tjera personale. Më pas, duke qenë se viktimat nuk kanë shfaqur interes për përmbajtjen e fletëpalosjeve, 29-vjeçari, pa u vënë re, i ka marrë me mjeshtëri fletëpalosjet, duke hequr njëkohësisht edhe celularët, të cilët kishte arritur t'i mbulonte me to dhe largohej. Ndonjëherë, duke përfituar nga mungesa e punonjësve për disa minuta, u merrte celularët, paratë dhe sendet e tjera personale. Policia greke përmes publikimit të identitetit dhe fotove të Sinanllarit, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e rasteve të tjera që mund të jetë përfshirë 29 vjecari.

Sinanllari rezulton i arrestuar për vjedhje edhe në vitin 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco