Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Kush qëndron pas mbrojtjes së Irena Gjokës?

SYRI TV/ Mijëra shqiptarë pa shërbim, spitalet bashkiake kthehen në ambulanca

15:40, 06/10/2023
A+ Aa A-

Spitalet e rretheve po shndërrohen në streha për të moshuarit, pasi nuk ka mjek për të ofruar shërbim. I fundit që humb statusin e një spitali është ai i Tepelenës, i cili prej muajsh ofron vetëm shërbime ambulatore. Por të njëjtin fat e kanë edhe spitale të tjera si Gramshi, ku mungojnë mjekët specialist, Spitali i Maliqit, Kolonjës apo Mallakastra që duhet të ofrojë shërbim për afro 40 mijë banorë.

Syri tv

Qindra mijëra qytetarë shqiptarë, që jetojnë në bashki të vogla të vendit, prej muajsh janë duke u privuar nga shërbimet e specializuar mjekësore për shkak se nuk ka mjekë specialistë. I fundit në rradhë që i nënshtrohet ristrukturimit është Spitali Bashkiak i Tepelenës, i cili prej pak ditësh ofron vetëm shërbime ambulatore dhe jo më shërbime të specializuara për qytetarët. Për syri tv qytetaret shprehen te shqetësuar për shëndetin e tyre pasi ne Tepelene nuk ka mjeke dhe detyrohen te vizitohen ne tirane apo edhe qytetet te tjera. Për ta, kjo situate është e vështire dhe me kosto shtese.

Ndërkohë, në Gramsh mungojnë mjekët specialistë si: Okulist, Ortoped, ndërsa shërbimet e mjekut Hematolog, Kirurgut dhe dy Pediatër, po vijojnë të ofrojnë shërbimin për qytetarët ndonëse kanë dalë në pension. Qytetaret e Gramisht shprehen se për çdo vizite shkojnë në Elbasan dhe se ndihem te braktisur nga institucionet përgjegjëse të shëndetësisë

Situata problematike pranohet dhe nga Drejtori i burimeve njerëzore në Spitalin e Gramshit, Fatbardh Çekrezi i cili tregon gjithashtu se spitali ka mungesë edhe të mjekëve reanimatorë dhe anestezistë. Për këto shërbime, rreth 42 mijë qytetarë të Gramshit janë të detyruar të shkojnë deri në Elbasan.

Ndërsa  per rreth 15 mije banoret e bashkise Skrapar janë në dispozion vetëm dy mjeke pensioniste ne spitalin e qytetit ndërsa dy te tjera janë me kontrate te pjesshme qe shkoje ne Skrapar 3 here në javë. Sipas mjekëve të mbetur të këtij spitali, reparti kirurgjisë, patologjisë janë mbyllur për shkak të mungesës se specialisteve. Alarmin për mungesën e mjekëve në Spitalin e Skraparit e jep edhe nën/drejtori i këtij institucioni,mjeku hematolog Agron Veizaj

E njëjta situatë është dhe në spitalin e Maliqit në qarkun e Korçës. Mungesa e mjekëve ka bërë që spitali bashkiak të kthehet në ambulancë, ku shërbimi spitalor ofrohet 24 orë vetëm nga infermierët. Dy mjekë të përgjithshëm vijnë disa herë në javë që ofrojnë vizita për qytetarët, ndërsa këta të fundit marrin shërbim në spitalin e Korçës.

Edhe në spitalin e Kolonjës nuk ka më mjekë specialistë. Mallakastra ka një popullsi prej rreth 40 mijë banorësh, dhe sot spitali bashkiak nuk ofron asnjë shërbim specialisti për banorët.  Drejtoresha e këtij spitali Xhuljeta Ymeraj nëpërmjet telefonit na pohoi se në këtë institucion ka vetëm 4 mjekë të përgjithshëm dhe ofrohen 4 shërbime pediatri, radiologji, laborator, patologji për çdo shërbim për mjek specialist  pacientët i drejtohen Spitalit Rajonal në Fier. Situata është e njëjta është në Ballsh. Qytetarët shprehen se po vdesin për mungesën e  specialistëve në Ballsh dhe bëjnë thirrje institucioneve qe tu dërgoje mjeke specialist ne spitalin e qytetit.

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar gjendjen e rëndë me shërbimet mjekësore në spitalet bashkiake, ku nëpërmjet një reagimi për Spitalin e Tepelenës shprehet se ai nuk do të mbyllet, por do të kthehet në qendër shëndetësore për të ofruar më shumë shërbime për të moshuarit. Ministria thotë se shtretërit e planifikuar për maternitetin dhe kirurgjinë do të kthehen në shtretër për kujdesin paliativ, geriatria e riaftësimin e të moshuarve. Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se ky lloj ristrukturimi do të përfshijë një numër të madh spitalesh bashkiake në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco