Vdekja e foshnjes 8-muajshe në spital, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Shkodër

Vdekja e foshnjes 8-muajshe në spital, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Shkodër

15:32, 06/10/2023
A+ Aa A-

Janë siguruar detaje të reja sa i përket ngjarjes ku një fëmijë 7 muajsh ka humbur jetën. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Edison Vatnikaj me datën 25 shtator rreth orës 18:30 minuta nga salla operative është raportuar për një incident në morgun e spitalit.

Pasi kanë siguruar këtë informacion policia ka shkuar në vendngjarje duke komunikuar më shtetasin Guxim Dedja. Ai ka treguar se foshnja  e tij me iniciale E.D ka qenë për 3 ditë i shtruar në spitalin e Shkodrës dhe me 25 shtator ishte sjellë në Tiranë pranë spitalit të pediatrisë.

Në Spitalin e Shkodrës bluzat e bardha iu kishin komunikuar familjarëve që foshnja ishte me ftohje dhe është vendosur transporti në Tiranë.

Sipas padisë së familjarëve fëmija ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spitalin e Tiranës. Sipas personelit të spitalit të pediatrisë shkaku i vdekjes është një problem me zemrën.

Familjarët kanë ngritur pretendimet se mjeket e spitalit të Shkodrës se foshnjës i kanë dhënë ilaç gabim. Ky rast në fjalë policia po kryen hetime ku pritet që dosja ti dërgohet prokurorisë për Mjekim i pakujdesshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco